Thaçi dhe Engel i kërkojnë Francës lirimin e Haradinajt

Yee thotë se perspektiva evropiane për Kosovën është prioritet i SHBA-së
Të enjten dëshmohet në kuvend nëse i kanë numrat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-ve, Eliot Engel, kërkojnë lirimin sa më të shpejtë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Të dy kërkesën e kanë bërë përmes një kumtese të përbashkët.

‘Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues’, thuhet në njoftimin e Zyrës së demokratit Engel dërguar mediave, dhe shtohet se ‘ne kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në shtëpi në Kosovë, sa më shpejtë’.

Mëtutje, në deklaratën e dërguar mbrëmë vonë, pas një takimi Engel – Thaçi, theksohet se ‘Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit’ dhe se ‘në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të vazhdojë me obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën’.

‘Po ashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kththet në rrugën konstruktive’, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit Thaçi, dhe z. Engel.

COMMENTS