Thaçi dënon sulmin në Kabul: Kosova është aleate në këtë luftë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi të mërkurën mbrëma në Kabul të Afganistanit, ku mbetën të vrarë së paku 90 pe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi të mërkurën mbrëma në Kabul të Afganistanit, ku mbetën të vrarë së paku 90 persona e u lënduan qindra të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Thaçi shkroi se lufta kundër terrorizmit është shumë e rëndësishme, si në Britaninë e Madhe, Afganistan, Francë dhe Filipine.

‘Kosova është aleate në këtë luftë’, shkroi Thaçi.

Dhuna në Afganistan ka eskaluar sidomos vitin e fundit, pasi militantët e ISIS-it dhe talibanët po tentojnë ta marrin pushtetin nga qeveria e përkrahur nga SHBA-të, për të instaluar ligjin islamik.

Ndërkohë, Shteti Islamik ka sulmuar edhe në Filipine, pasi kanë hyrë me forcë në një qytet të vendit.

COMMENTS