Thaçi dekrotin të martën gjyqtarët dhe prokurorët serbë në veri

Thaçi dekrotin të martën gjyqtarët dhe prokurorët serbë në veri

Si u plaçkitën 327 të rinj kosovarë nga dy burra në Prizren
Avioni përplaset në qendrën tregtare, 5 të vdekur (Video)

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017.

Sipas një deklarate të Presidencës, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

COMMENTS