Thaçi dekoron ‘Hero të Kosovës’ babain e Lutfi Hazirit

Thaçi dekoron ‘Hero të Kosovës’ babain e Lutfi Hazirit

Autoritetet turke paraburgosin 35 militantë të dyshuar të IS-it
Policia jep versionin e vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dorëzuar dekokratën ‘Hero i Kosovës’, familjes së Haziri, për veprat e sakrificës së trimërisë së babait të tyre Emrush Et’hem Haziri.

Thaçi përmes Facebook-ut ka thënë se pavarësisht dallimeve politike, qëllimi i të gjithë luftëtareve për liri ishte i njëjtë.

‘Si aktivist i çështjes kombëtare, baca Emrush na bashkonte gjithnjë, duke na kujtuar se pa marrë parasysh dallimet në mendime për veprimin politik, qëllimin të gjithë e kishim të njëjtë.

Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt dhe nderim!’, ka shkruar Thaçi.

Emrush Et’hem Haziri është babai i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

COMMENTS