Thaçi cakton Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re

Thaçi cakton Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re

Autoritetet turke paraburgosin 35 militantë të dyshuar të IS-it
Veseli: Do të hiqen barrierat burokratike për investime të huaja

residenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sapo ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovës.

Thaçi thotë se ka mandatuar Haradinaj për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH

COMMENTS