Thaçi: Beogradi të mos e pengojë zbardhjen e çështjes së të pagjeturve

Thaçi: Beogradi të mos e pengojë zbardhjen e çështjes së të pagjeturve

Edi Rama mban fjalimin e fitores në Tiranë (Video)
Beograd, Provokimi me trenin ishte ‘budallallëk’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e të pagjeturve duhet trajtuar si çështje humanitare dhe ka kërkuar që politika në Serbi që të jetë pjesë e zgjidhjes dhe të mos mbetet edhe më tutje si pengesë.

Këto komente, presidenti Thaçi i ka bërë gjatë takimit që pati me Prenk Gjetaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Thaçi ritheksoi se mbetet i përkushtuar që sa më shpejtë të mbyllet kjo çështje e ndjeshme, e cila ende sjell dhembje te qytetarët.

Nga ana tjetër, Prenk Gjetaj, sipas komunikatës së lëshuar për media, e ka informuar presidentin Thaçi se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre.

COMMENTS