Thaçi: 4 Korriku, festë për krejt botën liridashëse

Thaçi: 4 Korriku, festë për krejt botën liridashëse

Votimi në Parlamentin britanik vulos përfundimisht Brexit-in
LDK vendos: Ky është kandidati për kryetar të Prishtinës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale.

‘Kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t’i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne. Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë’, ka shkruar Thaçi në Facebook.

COMMENTS