Testamenti nga Albana Mesuli po vjen

Testamenti nga Albana Mesuli po vjen

Ky është biznesi i ri i Cristiano Ronaldos (Foto)
Seksi modelja Rita Ora (Foto)

Ajo është një artiste që ecën me hapa të sigurt, nuk futet tek ata këngëtarë që sjellin shumë këngë në një vit, por ajo është e saktë në atë që don t’i japë publikut. E kemi fjalën për këngëtaren e ëmbël Albana Mesuli, e cila megjithëse ka një vit thuajse që na solli këngën e bukur me klip “Unë e ti”, këngë që ende pëlqehet, ajo po bën gati një testament.

Në fakt “N’testament” kështu do të quhet kënga më e re e cila sapo ka përfundiuar edhe klipin me produksionin “Fabrika” në Shkup, ndërsa kënga është kompozuar nga Mariglen Boja, me tekst nga Suzana Fazliu.

Ne mësojmë gjithashtu se për veshje është kujdesur edhe Arjeta Palushaj dhe kënga me klip do të vijë për pak ditë në tregun muzikor shqiptar për të qene një hit i rradhës nga Albana Mesuli.BS

COMMENTS