Tesla Model S përfshihet nga flakët, 35 zjarrfikës shuajnë zjarrin me shumë vështirësi (Video)

Tesla Model S përfshihet nga flakët, 35 zjarrfikës shuajnë zjarrin me shumë vështirësi (Video)

Shoferi i paemëruar shpëtoi e iku i pa lënduar, pasi humbi kontrollin mbi Tesla Model S dhe u ndesh për mbrojtëset anësore të një autostrade në Australi.

Për pasojë, vetura është përfshirë nga flakët, ndërsa për disa orë janë munduar ta shuajnë 35 zjarrfikës.

Meqenëse bateria e makina elektrike është nga litiumi, nxehtësia është e lartë dhe zjarri ndalon me vështirësi.

Për më keq, të gjitha kabllot duhet të priten për të mos u përhapur flakët, gjë që rrezikon zjarrfikësit të preken nga rryma.

Zyrtarë nga Tesla, kanë pranuar kohë më parë, se një makinë elektrike mund të digjet për 24 orë, megjithëse i hidhen vrushkuj uji

COMMENTS