Termokos i jep fund për sivjet sezonit të ngrohjes

Termokos i jep fund për sivjet sezonit të ngrohjes

SHBA: Gjatë Krishtlindjeve mund të ketë sulme terroriste
Ligji për Trepçën, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Listës Serbe

Ngrohtorja e kryeqytetit ‘Termokos’ njofton të gjithë konsumatorët se nga sot do të përmbyllë sezonin e ngrohjes.

Në njoftimin për media, ‘Termokos’ thotë se ‘Përfundimi i afatit ligjor për furnizimin me energji ngrohëse korrespondon edhe me ngritjen e temperaturave të ajrit në vendin tonë, kështu që tanimë janë përmbushur të gjitha kushtet që ‘Termokos’ të ndërpres furnizimin me energji ngrohëse’.

‘Shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë gjithë konsumatorët, që kanë kryer obligimet me rregull, ndërsa konsumatorët borxhlinj i ftojmë, që të shlyejnë borxhet që kanë ndaj ‘Termokos’-it, duke përfituar edhe nga Ligji për faljen e borxheve publike, që është në fuqi’, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

‘Sezoni ngrohës 2016/2017 është një nga sezonët më të suksesshëm ngrohës deri më tani, gjatë të cilit kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore përgjatë 24 orëve, pa asnjë ditë ndërprerje. Si rezultat i ngrohjes, që kemi ofruar kjo ka ndikuar në kënaqshmërinë e konsumatorëve, e cila sipas raportit për vlerësimin e kënaqshmërisë së konsumatorëve, që ka përfunduar ditë më parë mbi 96 për qind e të anketuarve janë deklaruar të kënaqur me ngrohjen e ofruar. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në ngritjen e shkallës së inkasimit gjatë vitit 2016, që në raport krahasues me vitin paraprak ka qenë 40 për qind më e lartë’.

‘Falë përkrahjes bujare të donatorëve të ndryshëm, ‘Termokos’ ka arritur jo vetëm të realizojë një nga projektet më kapitale, që është realizuar pas lufte në Kosovë – Projektin e kogjenerimit, por edhe të jetë një nga kompanitë më të suksesshme.

‘Termokos’ zotohet se me përkrahjen e donatorëve, që kanë shprehur interesim për të investuar realizimin e projekteve të ndryshme në ndërmarrjen tonë, do të vazhdojmë të angazhohemi edhe më tutje për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët tanë.

COMMENTS