Tërmete të forta ‘shkundin’ Italinë

Natë frike e paniku në Italinë Qendrore. Prej mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit mbi 60 lëkundje tërmeti kanë goditur rajonet e Ma

Natë frike e paniku në Italinë Qendrore. Prej mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit mbi 60 lëkundje tërmeti kanë goditur rajonet e Marche, Umbria e Peruxhia.

Tre lëkundjet mjaft të forta tërmeti janë shënuar në ora 19:10 minuta në shkallën 5.4 Rihter, në ora 21:18 në shkallën 5.9 e në ora 23:42 minuta në shkallën 4.6 Rihter.

Lëkundjet e tërmetit janë dëgjuar fortësisht në Romë e në të gjithë Italinë. Komunat më të dëmtuara janë Ussita, Visso, Camerino, Castel Sant’Angelo dhe Preci.

Zyra e mbrojtes civile informon se nuk ka viktima, e vetëm disa persona të plagosur lehtë.

Dëmet materiale janë të shumta. Ka mjaft banesa të shembura e shumë struktura të dëmtuara. Qindra persona kanë kaluar natën në tendat e improvizuara apo në makina.

COMMENTS