Tërmet i fuqishëm dridh Tiranën

Tërmet i fuqishëm dridh Tiranën

Milaim Zeka ‘shuplakë’ politikanëve të PDK-së (Video)
Komitet për Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.4 ka ndodhur 30 minuta pas mesditës së sotme në Shqipëri, kryesisht në Bulqizë dhe kryeqytetin Tiranë, e shoqëruar më pas nga një tjetër lëkundje me magnitudë 2.8.

Lëkundja sizmike raportohet të ketë pasur thellësi 10 km, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 9 km larg Bulqizës dhe 43 km në verilindje të Tiranës, raporton tch.

Tërmeti zgjati për pak sekonda, por ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së saj. Nga raportimet paraprake, mësohet se lëkundjet janë ndierë edhe në Maqedoni.

COMMENTS