Tërhiqet mbrojtësi i të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Tërhiqet mbrojtësi i të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Thaçi: Pa luftën e drejtë të UÇK-së, Kosova s’do bëhej vend i lirë
Së paku 52 uzbekë vdesin nga zjarri në Kazakistan

Mbrojtësi i të dyshuarit, G.H për vrasjen e Aulon Zekës, është tërhequr nga mbrojtja, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

‘Gjatë seancës është lexuar propozimi para se të miturit të deklarohen për fajësinë, mirëpo mbrojtësi i të miturit G.H, është tërhequr nga mbrojtja’, thuhet në njoftim.

Lidhur me vrasjen e Aulon Zekës të dyshuar janë edhe dy të mitur R.G dhe L.LL,

‘E mitura R.G dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Imituri L.LL dyshohet se ka kryer veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre nga neni 386 par.1, nënpar. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’, thuhet në njoftim.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datën 15.12.2017 në ora 09.00.

COMMENTS