Televizioni i Egjiptit suspendon 8 prezantuese – Ja pse (Video)

Kur njerëzit e vënë veten në situata shumë të rrezikshme, sidomos gjatë punës (Foto)
Transformimet që kanë pësuar këta burra pas prerjes së flokëve janë të pabesueshme (Foto)

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka suspenduar nga puna 8 prezantuese me shkakun se ishin të shëndosha, duke u kërkuar atyre që të mbajnë dietë.

Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e grupeve të të drejtave të grave.

Radio dhe Televizioni Bashkimi Egjiptian (ERTU) ka dhënë grave të paktën 1 muaj afat përpara se të mund të rikthehen në detyrë. Një prezantuese tha se situata kishte shkaktuar mërzitje në familjet e tyre.

Qendra e Gruas për Udhëzim dhe Vetëdije, shkruan BBC, e dënoi veprimin, duke theksuar se ‘shkel Kushtetutën’ dhe është një formë e dhunës ndaj grave.

Pavarësisht kritikave, ERTU tha se vendimi nuk do të tërhiqet, por se gratë nuk do të provohen nga pagat.

Në mediat sociale, disa përdorues shprehën mbështetje për gratë, por të tjerët i kanë quajtur ato ‘bakabouzas’, një term që egjiptianët e përdorin për të përshkruar vajzat mbipeshë.

COMMENTS