Të shtunën fillon Ramazani, BIK-u uron besimtarët

Pasiviteti i shoqërisë civile
Gjykimi për rastin e ‘veturave të EULEX-it’ i nisur më 2015, kthehet në ‘zero’

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë, më 27 maj 2017.

‘Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!’, thuhet në njoftim.

Ramazani është muaji i shenjtë në kalendarin islamik. Teknikisht, është muaji i nëntë në kalendar, dhe e njëjta datë ndryshon nga viti në vit.

Ramazani, si muaj i shenjtë, është muaj ku njerëzit e tregojnë përkushtimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit.

Gjatë këtij muaji, besimtarët mysliman nuk hanë derisa dielli të perëndoj. Mirëpo, pavarësisht kritikave të ndryshme ndaj këtij muaji, shkencëtarët dhe studime të shumta tregojnë që agjërimi ka efekte të pabesueshme shëndetësore në organizmin e njeriut.

COMMENTS