Të shtëna me armë zjarri, vritet një person në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në një lokal te Sheshi i Flamurit në Vlorë.

Nga të dhënat e para raportohet për një person të vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Identiteti i viktimës dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes./TC/

COMMENTS