Të shtëna me armë zjarri në qendër të Pejës (Foto/Video)

Nexhdet e Bekim Kastrati, janë dy vëllezërit e plagosur pasditen e sotme në qytetin e Pejës. Bekim Kastrati tashmë i është nënshtruar një operacioni n

Nexhdet e Bekim Kastrati, janë dy vëllezërit e plagosur pasditen e sotme në qytetin e Pejës. Bekim Kastrati tashmë i është nënshtruar një operacioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Familjarët e viktimave kanë thënë për Gazetën Express se njëri nga sulmuesit ka biseduar me njërin nga viktimat dhe posa vëllezërit kanë dal nga lokali, sulmuesit kanë shtënë me armë në drejtim të vëllëzërve Kastrati.


Bekim Kastrati (1983)


Nexhdet Kastrati (1976)

Motivet e plagosjes raportohet të jenë pronësore.
Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar katër persona si të dyshuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që 4 persona tjerë kanë marrë lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri.

—————————————————————————————————————————-
Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar se sot rreth orës 15:08 është pranuar informatë se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Njësitet relevante të policisë së Kosovës menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe sipas të dhënave të para është mësuar se nga të shtëna me armë zjarri janë të plagosur katër (4) persona, dy (2) nga të plagosurit ishin të involvuar në rast, ndërsa dy (2) personat e mitur ishin kalimtar rasti.

Të plagosurit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për t’ju ofruar ndihma adekuate mjekësore me ç ‘rast dy (2) nga të plagosurit (të involvuarit) në këtë rast nën përcjelljen e Policisë së Kosovës janë dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, sipas vlerësimit të ekipit mjekësor të Spitalit Rajonal Pejë.

Personat e plagosur në këtë rast janë:

B.K. m/k/sh (1983)
N.K. m/k/sh (1976)
B.R. f/k/sh (e mitur)
G.L. m/k/sh (i mitur)

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05 njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme.

Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

————————————————————————————————————————-

Para pak minutave, në qendrën e qytetit të Pejës janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Qytetarë nga ky qytet kanë thënë se rreth orës 15:00 në qendrën e qytetit të Pejës janë dëgjuar disa të shtëna me kallashnikovë.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës konfirmoi se katër persona kanë mbetur të plagosur në një incident me armë zjarri në Pejë.

Dy nga të plagosurit janë fëmijë të cilët, sipas dëshmitarëve që deshën të mbesin anonimë, kanë qenë kalimtarë të rastit.

Njëri nga të plagosurit, sipas drejtorit të spiralit në Pejë, Skender Dreshaj, është në gjendje të rëndë.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që ende nuk dihen motive, apo edhe për të lënduar nga ky rast.


vetura by GazetaExpresscom

COMMENTS