Të shtëna me armë zjarri në Londër

Ngrohja në Prishtinë nisë në fundjavë
Thaçi dënon sulmin në Kabul: Kosova është aleate në këtë luftë

Një polic është goditur me thikë brenda Parlamentit britanik, tha kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, David Lidington.

Ai u tha ligjvënësve se ‘sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia e armatosur’ pas ‘incidentit serioz’.

Stafi brenda Parlamentit është urdhëruar të qëndrojë brenda zyrave, raporton BBC.

Policia tha se është thirrur në një incident me armë zjarri në Westminster, qytezën brenda Londrës.

Raportohet për disa persona të plagosur.

Stacioni i metrosë në Westminister është mbyllur, me kërkesë të policisë.

COMMENTS