Të shtëna me armë zjarri ndaj tre personave në Prishtinë

U shpallet luftë drogave në shkolla
Delawie lëvdon institucionet për ligjin për kompencimin e viktimave

Mbrëmë në rrugën ‘Demokracia’ në Prishtinë, afër kompleksit ‘Qafa’, në ora 22:12, është raportuar për një gjuajtje me armë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e vendshikimit.

‘Më vonë tre ankues meshkuj K/Shqiptarë janë lajmëruar në polici dhe kanë njoftuar se gjersa ishin në veturë, një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo nuk i kishte qëlluar’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thekson se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë.

Njësitet policore janë në kërkim të personit të dyshuar.

COMMENTS