Të rinjtë shtangen kur nëna u prezanton reperin 50 Cent si burrin e ardhshëm (Video)

Të rinjtë shtangen kur nëna u prezanton reperin 50 Cent si burrin e ardhshëm (Video)

Një kamerë e fshehtë shumë e veçantë, është realizuar së fundmi nga reperi 50 Cent në bashkëpunim me stafin e tij.

Ai ka shkuar në disa prej shtëpive të adoleshentëve të zakonshëm, të cilët jetojnë vetëm me mamatë e tyre, ngase prindërit i kanë të divorcuar.

Reperi në bashkëpunim me nënat iu përgatit një kamerë të fshehtë fëmijëve, duke u shtirur si i dashuri i ri që së shpejti do të bëhet njerku.

Fillimisht ai gjendet në dush, ndërsa gjatë kësaj kohe nënat u kumtojnë fëmijëve të tyre lajmin se kanë nisur një lidhje të re, dhe se personi në fjalë gjendet në dush.

Në momentin kur 50 Cent prezantohet me robdeshamber para fëmijëve, ata ngelën të shtangur, gjersa disa nuk u besonin dot syve.

Në fund, ata tregojnë se gjithçka ka qenë vetëm një kamerë e fshehtë, ndërsa qeshin të gjithë me të madhe.

‘UNILAD Sound’ ka sjell për ndjekësit e saj në Facebook këtë video interesante me përmbledhjet e kamerës së fshehur në çdo shtëpi.

When Your Mom is Dating 50 Cent

This is actually hilarious 😂By BET International

Posted by UNILAD Sound on 18.11.2017

COMMENTS