Të premten seanca e Kuvendit – diskutohet për Trepçën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të premten të mbahet seanca e rregullt, ndërkaq pritet të diskutohet për Trepçën. Kryetari i Kuvendit Kad

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të premten të mbahet seanca e rregullt, ndërkaq pritet të diskutohet për Trepçën.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u shpreh i sigurt që Projektligji për Trepçën do të kalojë, pasi që është në interesin e minatorëve, Trepçës dhe vendit.

‘Një pikë e cila do të jetë e veçantë, gjithsesi do ta kemi Projektligjin për Trepçën, të cilën dhe do ta kalojmë, në interesin e Kosovës, në interesin e minatorëve, në interesin e prodhimit të vendit’, tha ai.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka folur edhe sa i përket mungesës së deputetëve në seanca.

Ai ka thënë se duhet të merren masa ndaj atyre deputetëve që në vazhdimësi mungojnë në votime.

Arsyeja që seanca u shty për një ditë më vonë, u tha se është ndeshja që përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë me Kroacinë më 6 tetor në Shkodër.

COMMENTS