Të pasurit e Parisit kundër ‘Barishtorëve’ periferikë

Të pasurit e Parisit kundër ‘Barishtorëve’ periferikë

Finalja e sivjetme e kupës franceze do të vë përballë të pasurit e Paris Saint-Germainit dhe Les Herbiers të rangut të tretë.

Derisa ‘Barishtorët’ janë ekipi i parë i rangjeve të ulëta që ka siguruar finalen franceze dhe asnjëherë nuk janë përballur me kundërshtar të ‘kategorisë së rëndë’ siç janë ata të PSG-së.

Ekipi që vjen nga qyteti Pays de la Loire me vetëm 16 mijë banorë, ka shijuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Mposhtën Auxerren 3 me 0 në 16 e finales ndërsa me penalti eliminuan Lensin në çerekfinale. Këtë javë në gjysmëfinale mposhtën Chamblyn e kategorisë së tretë me rezultat 2 me 0 dhe është dashur të luajnë në stadiumin e Nantesit pasi i tyre ishte shumë i vogël për numrin e madh të shikuesve.

Klubi ka një buxhet prej 2 milionë eurove dhe në arkë do të shtohen edhe më shumë shkaku i suksesit në kupë.

Për kontrast, ekipi që mbahet nga Katari, PSG-ja, është njëri prej klubeve më të pasura në botë me një buxhet prej 540 milionë euro. Pra, diku 270 herë më shumë se “Barishtorët” e ligës së tretë.

COMMENTS