Të martën seancë në Kuvend për Nehat Thaçin

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të martën seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Caktimi i seancës për të martën, është bërë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Seanca e kërkuar për debat në Kuvendin e Kosovës u tha se ka si qëllim t’i kërkoj Qeverisë së Kosovës të ndërmarr hapa konkret për lirimin e Thaçit.

Thaçi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë. Sipas dyshimeve të para, të publikuara nga autoritetet serbe, ai është arrestuar në bazë të fletarrestim të lëshuar nga gjykata e lartë e Nishit në vitin 2009 për, siç thuhet, ‘vepër penale të terrorizmit’.

COMMENTS