Të famshëm botërorë në Hollywood, por jo amerikanë (Foto)

Me kë është duke bashkëpunuar Bleona (Foto)
Së shpejti nis sezona e dytë e n’ZOOM (Video)

Shumë prej jush mund të befasoheni kur ta mësoni prejardhjen e vërtetë të yjeve tuaja të preferuar.

Shumëkush e merr të mirëqenë diversitetin që ekziston brenda industrisë së argëtimit në SHBA – dhe atë falë shkrirjes së natyrshme të telenteve nga mbarë bota brenda kulturës dhe artit që krijohet në këtë vend.

Prandaj, ndoshta shumica e dijnë se aktori i famshëm Anthony Hopkins ka prejardhje britanike, apo se ylli i sotëm i muzikës Justin Bieber vjen nga Kanadaja. Megjithatë, do të mund të befasoheshit me disa të famshëm të tjerë – që mund të keni menduar se janë amerikanë, por, që në fakt, kanë prejardhje nga shtetet tjera.

Shihni se për kë bëhet fjalë:

Charlize Theron
1. Charlize Theron
Menduat se Charlize është një bukuroshe tipike amerikane – Do të zhgënjeheni. Ajo ka lindur në Benoni të Afrikës së Jugut.

Martin Lawrence
2. Martin Lawrence
Ndoshta ju duket e çuditshme, por Martin ka lindur në Frankfurt të Gjermanisë.

Jim Carrey

Keni menduar se personaliteti i këtij komiku është kryekëput amerikan? Jo, ai vjen nga Newmarket, Ontario, Kanadë.

Pamela Anderson
4. Pamela Anderson
Seks-bomba Pamela Anderson ka lindur në Ladysmith, në British Columbia të Kanadasë.

Mila Kunis
5. Mila Kuins
Aktorja seksipile, Mila shkoi për të jetuar përtej oqeanit nga qyteti Chernivtsi i Ukrainës.

Nicki Minaj
6. Nicki Minaj
Keni menduar se Nicki vjen nga Xhamajka? Jo, ajo ka lindur në Saint James, në Trinidad dhe Tobago.

Keanu Reeves
7. Keanu Reeves
Ndoshta keni menduar se Keanu është lindur në Havai? Jo, jo – ai u lind në Bejrut, në Liban.

Natalie Portman
8. Natalie Portman
Po, Natalie është hebreje – madje dhe ka lindur në Jerusalem, në Izrael.

Bruce Willis
9. Bruce Willis
Bruce ka lindur në Idar-Oberstein, në Gjermaninë Perëndimore. Megjithatë, ky fakt nuk e bën më pak amerikan yllin e filmave ‘Die Hard’, apo jo?

COMMENTS