Të adhuruarit e Rita Orës

Të adhuruarit e Rita Orës

Thaçi, komandantit të NATO-s: Ushtrinë do ta bëjmë në koordinim me ju
8 arsye pse të bën mirë shafrani i Indisë (Video)

Pas albumit të Beyonce ‘Lemonade’ në fillim të këtij viti, Rita e gjeti veten në qendër të thashethemeve.

Ajo u ‘përzgjodh’ si një nga kandidatet për të qenë ‘Becky me flokë të bukura’ e cila kishte ndërhyrë në martesën mes Beyonce dhe Jay Z.

Mirëpo, pavarësisht dramës që vazhdoi për disa muaj, Rita ka vetëm fjalë të mira për çiftin, duke thënë se i ka idhuj.

‘Jay është njëri nga idhujt e mi, ndërsa Beyonce është padyshim mbretëreshë e jetës. Ata kanë qenë miq dhe këshillues shumë të mirë. Kam mësuar shumë nga ata’, është shprehur Rita Ora në intervistën e fundit për ‘Cosmopolitan’.

Bukuroshja 25 vjeçare gjithashtu është shprehur se e admiron Victoria Beckham.
Rita aktualisht gjendet në Nju Jork në përgatitjet të spektaklit ‘America’s Next Top Model’.

COMMENTS