Tavë me mëlçi pule

Tavë me mëlçi pule

Pasta fussili me brokoli
Salmon në mënyrë aziatike

A iu pëlqejnë mëlçitë e pulës? Ja një recetë klasike për përgatitjen e tyre.

Përbërësit:
500 gr mëlçi pule
2-3 speca
1 karrota
5-6 kërpudha shampinjon
4 lugë gjelle pure domatesh
50 ml verë e zezë
2 qepë
1 tufë qepë të reja
1 lugë e vogël piper i kuq
magdanoz
gjethe trumze
vaj

Udhëzimet:
Mëlçitë lajini dhe thajini mirë. Në një tigan të thellë me vaj fërgojini mëlçitë e më pas largojini nga vaji.

Në të njëjtin tigan vendosini qepët e prera në copa të mëdha, karrotën e grirë imët në rende dhe kërpudhat e ndara përgjysmë.

Hidhjuni piper dhe shtojini specat e grirë imët. Në fund shtoni edhe verën e zezë.

Më pas, tek tigani hidhni edhe purenë e domates të trazuar me 250 ml ujë. Në fund shtoni edhe mëlçinë e fërguar. Sipas dëshirës shtojini trumzë, kripë e piper të zi.

Mëlçitë e gatuara kështu shkojnë shumë mirë me patate të ziera.
Ju bëfshin mirë.

COMMENTS