Tavë dheu

Tavë dheu

Ndajmë me ju recetën për këtë gatesë tradicionale tiranase, që ndryshe njihet edhe si fërgesë me mëlçi.

Përbërësit:
1 qepë
1 spec i kuq
1 spec i gjelbër
70 gr mëlçi viçi
30 gr gjizë
50 gr domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh
10 gr miell
magdanoz
kripë
piper
gjalpë
thelpinj hudhre
vaj ulliri

Udhëzimet:
Fillimisht copëtojmë mishin në kubikë të vegjël. Më pas grijmë në rende qepën dhe specin jeshil.

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe aty shtojmë qepën, mishin dhe specin. I shtojmë edhe miellin dhe i kaurdisim deri në momentin që të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, që më parë e kemi grirë në rende dhe pasi i kaurdisim përbërësit, shtojmë pak ujë dhe gjizë dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 min.

Pas zierjes e heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë mënjanë.

Marrim tavën e dheut, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në shporet, në mënyrë që të nxehet sa më shumë.

Në momentin që tava është nxehur, i hedhim përzierjen e përgatitur dhe e fusim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.

Pasi nxjerrim tavën nga furra, ajo është gati për t’u shërbyer.

COMMENTS