‘Tatuazhet e Mençura’, projekti që kontrollon pajisjet digjitale (Video)

Risia më e re e zhvillimit teknologjik po vjen në jetë. Bëhet fjalë për tatuazhet, nga të cilët do të mund të komandohen telefonat celularë si Smartphonet dhe pajisjet e tjera digjitale.

Tatuazhet mund të përdoren duke dërguar edhe informacione si dhe mund të shtohen kontaktet.
Tatuazhet mbështeten në fletë ari dhe që janë të ndjeshme për prekjen e një personi, ndërsa ekrani do të mund të komunikojë me pajisje të tjera. Lidhja midis tatuazhit dhe celularit do të bëhet nëpërmjet aplikacionit të quajtur NFC.

Pajisja është e mundësuar nga një bateri me litium polimeri dhe truri i operacionit është një chip i vogël informatikë. Koncepti vjen nga Cindy Hsin-Liu Kao një student doktorature, i cili ka kryer stazhin pranë qendrës së kërkimeve në Microsoft verën e kaluar.

Kao paraqet 3 versione të tatuazhit të zgjuar. I pari përdor tatuazh si një pajisje input që kthen lëkurën në një detektor kontrollues për të komanduar telefonin tuaj.

Versioni i dytë, tatuazhi tregon informacione të tilla si temperatura e trupit të një personit, ndryshimi i saj dhe rrahjet e zemrës. Tatuazh i tretë është një pajisje komunikimi. Çmimi? Do të kushtojë më pak se 175 dollarë.

COMMENTS