Talat Xhaferi në zyrën e tij në Parlament (Video)

Talat Xhaferi në zyrën e tij në Parlament (Video)

Martohet 5 vjeçarja, i plotësohet dëshira vogëlushes me kancer (Video)
Lutfi Haziri: Pas korrigjimit nga KQZ-ja publikohen listat

Për dallim nga dje, sot kolltuku i kryetarit të kuvendit ishte e lirë, dhe e pret Talat Xhaferin. Për çelës nuk kishte nevojë, sepse edhe dera e kabinetit të tij nuk shpëtoi nga protestat e dhunshme të 27 prillit.

Vizitori i parë ishte euro-ambasadori, Samuel Zhbogar. Ambasadori uroi për postin e ri, Talat Xhaferin, dhe e siguroi se do të ketë mbështetjen e Unionit Evropian. Prononcime pas takimit nuk pati, por në profilin zyrtar në tuiter, euro-ambasadori publikoi fotografinë me kryeparlamentarin e ri, kurse Jess Bailey dhe Johannes Hahn ishin ndër të partë që e “pëlqyen” postimin e Samuel Zhbogar.

Edhe personeli i ri administrativ po zhvendoset dal ngadalë në zyrat e reja, kurse me Veljanovskin, po largohet edhe personeli i tij.

Pas ambasadorit evropian, për ti uruar postin e ri kryeparlamentarit, erdhën edhe ministrat nga radhët e BDI-së.

Në kuvend erdhi edhe Oliver Spasovski i LSDM-së. I pyetur se a po shkon te kryetar i ri, ai thjesht u përgjigj se ka ardhur në punë.

Por sigurimi i tij mbante në dorë një dhuratë, e cila ngjante si kornizë për fotografi.
Pas takimeve, administrata e re e kuvendit menjëherë filloi me punë. U editua faqja zyrtare e kuvendit, ku fotografia e Trajko Veljanovskit, u zëvendësua me atë të Talat Xhaferit.

Edhe dokumenti zyrtar, me vulën zyrtare të kuvendit dhe me nënshkrimin e zëvendës-sekretarit gjeneral u dërgua deri tek Gazeta Zyrtare. Pritet vetëm procedimi dhe publikimi i vendimit në Gazetën Zyrtare, që Xhaferi mos të ketë asnjë pengesë legale për kryerjen e funksionit.

E për tu vënë në funksion të plotë të gjitha hapësirat e kuvendit, disa të punësuar filluan evidentimin e dëmeve dhe gjërave që duhet të zëvendësohen.

Derisa në kuvend ka filluar rinovimi i plotë, nga VMRO DPMNE vazhdojnë me pohimet e njëjta, se kryetari i ri i kuvendit, nuk është zgjedhur sipas procedurave që i parasheh rregullorja e kuvendit.

COMMENTS