Tahiri: Zotohem për drejtësi për Astrit Deharin

Tahiri: Zotohem për drejtësi për Astrit Deharin

Është bërë një vit qe nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendren e paraburgimit në Prizren.

Një hetim i parë, i bërë nga institucionet vëndese të hetuesisë thotë se ai u vetëvra. Por, familja kërkon ekspertizë nderkombëtare. Për këtë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri zotohet se do të ketë angazhim maksimal.

Tahiri në një prononcim për Gazetën Metro ka thënë se që nga dita e parë e punës e ka vendosur këtë cështje në prioritet.

‘Edhe sot, dua të ritheksoj se i kam dërguar kryeprokurorit një letër në të cilën kam kërkuar bashkëpunim dhe kam theksuar se e ndjej për obligim institucional dhe njerëzor që të përmbushen obligimet që dalin nga rekomandimet e Kuvendit të Kosovës. Kam kërkuar një super-ekspertizë, që do të behet në bashkëpunim me familjes Dehari.
Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën time që të ndahen mjete financiare në shumën prej 50 mijë eurove për ekspertizën shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astritit’, ka thënë Tahiri, derisa kërkon që ky rast të mos perdoret poltikisht nga kushdo, por t’ i lihet drejtësisë, qoftë edhe nderkombetare ta thotë fjalen e vet.
Ai shton se mbi të gjitha familja Dehari meriton drejtësi, dhe për këtë jep zotim se do të ndodhë.

‘Zotohem se do të punoj që ky rast të qartësohet në tërësi, që, para se gjithash, familjes së Astritit të ndjerë t’i japim mbështetje dhe drejtësi’, deklaron ministri i drejtësisë. Në Prishtinë sot do të mbahet një marsh protestues për Astrit Deharin, organizuar nga Levizja Vetëvendosje. Astrit Dehari është djali i dyte nga kjo familje që ka vdekur. Arbnor Dehari ishte hedhur nga banesa e tij vite me parë.

COMMENTS