Tahiri: Dialogu me Serbinë drejt fundit

Dialogu i Kosovës me Serbinë tani do të hyjë në fazën përfundimtare. Kështu ka deklaruar Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në raportimin e saj para K

Dialogu i Kosovës me Serbinë tani do të hyjë në fazën përfundimtare. Kështu ka deklaruar Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në raportimin e saj para Komisionit për Punë të Jashtme.

‘Në fazën finale janë disa tema që do të diskutohen; njohja reciproke, demarkacioni Kosovë-Serbi, reparacioni luftës, të pagjeturit, pensionet, kompenzimet për vrasje, dëmshpërblimet e dëmeve të luftës’, ka thënë Tahiri, përcjellë zico.tv

Ministrja ka thënë se kanë mbetur pa u zbatuar edhe disa marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja për drejtësinë, energjinë dhe Asociacionin.

‘Asociacioni do të shoqërohet me shuarjen e strukturave paralele në veri Asociacioni do të jetë në pajtim më ligjet e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive’, ka shtuar ajo.

Si sukses të shtetit të Kosovës e ka konsideruar ndalimin e hyrjes së trenit, rrënimin e murit në veri. Sipas saj kjo është arritur përmes dialogut.

COMMENTS