Tahiri: Asociacioni në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Tahiri: Asociacioni në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Zotohet Kryeministri: Nëse jo pas tre muajsh, vizat hiqen gjithqysh më 2018
Flamuri i Kosovës në Konsullatën në Francë ulet në gjysmeshtizë

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka kërkuar që reforma shtetërore të jetë e guximshme, afatgjatë dhe strategjike.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, ai ka pranuar se administrata në vendin tonë ka të meta.

Sipas tij, ka shumë pabarazi në hierarki institucionale, funksione publike dhe në paga.

Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se nuk do të ketë kurrfarë koncesionesh në këtë proces.

Sipas tij, asociacioni do të jetë në plotëni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

‘Drafti apo statute që do të hartohet do t’i dërgohet për vendim final Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila do të bëjë vlerësimin kushtetutshmërisë’, ka thënë Tahiri.

COMMENTS