Sytë në ‘Elbasan Arena’, të gjithë shqiptarët me Skënderbeun

Sytë në ‘Elbasan Arena’, të gjithë shqiptarët me Skënderbeun

Shaqiri rikthehet ndaj liderit
Nuk ka fitues në ‘Camp Nou’, Barcelona ndalet edhe nga Celta Vigo (Video)

Skënderbeu do të presë sot Partizanin e Beogradit, në një takim që nuk vlen thjesht për fazën e grupeve të Europa Ligës.

Vëmendja e shqiptarëve mbrëmjen e sotme do të jetë pikërisht në ‘Elbasan Arena’, ku në orën 21:05 korçarët do të përballen me një ekip serb dhe takimet e tilla zakonisht janë të ‘nxehta’.

Drejtuesit e klubit korçar kanë bërë thirrje që nacionalizmi të mos jetë i pranishëm në Elbasan, ndërsa trajneri Daja, pranoi tensionin e sfidës, teksa tha se ka punuar edhe me anën psikologjike të ekipit, për t’u përqendruar vetëm te fusha e lojës.

Por, përtej gjendjes emocionale që të shkakton kjo përballje, Skënderbeu sot do të luajë për 3 pikë, të cilat mund të rezultojnë të arta në ecurinë e aventurës europiane të korçarëve.

Llogaritë e kualifikimit janë krejtësisht të hapura në grupin B, pasi veç Dinamos së Kievit kryesues, të tre skuadrat e tjera kanë të gjitha mundësitë të arrijnë të dytat.

Korçarët nuk e fshehin ambicien, ndërsa trajneri Daja thekson se ekipi i tij i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për të vijuar edhe më tej në këtë kompeticion. Por a do të arrijë Skënderbeu, që për 90 minuta do të jetë ‘kuqezi’, t’ia dalë të mposhtë serbët dhe të tentojë kalimin e grupeve.

COMMENTS