Suxhuk me speca

Suxhuk me speca

Për të gjithë adhuruesit e suxhukut të pjekur.

Përbërësit:

500 gr suxhuk
1 qepë
2 speca
200 ml birrë
150 ml verë e zezë
2 lugë gjelle mustardë
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:

Suxhukun priteni në disa vende me thikë dhe fërgojeni në të gjitha anët në një tigan me pak vaj.

Pastaj largojeni nga zjarri.

Në tiganin e njëjtë fërgoni qepën dhe specat.

Pasi të jenë zbutur ato, në tigan ktheni suxhukun e fërguar dhe shtoni birrën, verën, mustardën, kripën e piperin.

Ziejini të gjitha bashkë derisa të shterrojë alkooli i tepërt.

Ju bëftë mirë.

COMMENTS