Sutki Hulaj: Të shtunën mbahet Kuvendi Zgjedhor i parë i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar (Video)

Sutki Hulaj – Anëtar i Këshillit Qëndror

Të gjithë e dimë rolin kyç të diasporës shqiptare që gjendet anë e mbanë botës, në zhvillimin sidomos ekonomik përkatësisht të Kosovës.

Por gjithë ky kontribut gjithmonë ka qenë vetjak dhe i drejtuar në mbështetjen vetëm të familjarëve përkatës.

Në shkurt të këtij viti që po e lëmë pas, Sutki Hulaj në bashkëpunim me shumë intelektual shqiptar që jetojnë e veprojnë jashtë vendlindjes, arritën të formonin Lobin Euro-Atlantik Shqiptar.

Me moton për bashkimin e shqiptarëve brenda dhe sidomos jashtë vendlindjes për të udhëhequr dhe përfaqësuar sa më mirë diasporën në proporcion me nevojat kombëtare gjithë shtetërore.

Këtë të shtunë kjo iniciativë do të mbajë zgjedhjet e para për kryesinë e Lobit në të ashtuquajturin Kuvendi Zgjedhor, ndërsa të ftuar janë njerëz me peshë të madhe në çështjet kombëtare edhe nga Kosova e Shqipëria, por edhe udhëheqës e burrështetas nga shtete tjera.

Derisa ky Kuvend do të përzgjedh projektet dhe do të dokumentoj qëllimet në të cilat diaspora jonë do të fokusohet për t’i realizu gjatë vitit të ardhshëm e më tej, Sutki Hulaj, Anëtari i Këshillit Qëndror në Lobin Euro-Atlantik Shqiptar, shpreh dëshirën, nevojën dhe bindjen e tij se Kuvendi i Kosovës duhet të ketë s’paku tre deputetë nga diaspora të cilët do t’i përfaqësonin ata që janë shtysa më ë madhe e vendit në çdo aspekt, dhe jo domosdoshmërish këta deputet të jena nga Lobi.

COMMENTS