Suspendohet evakumimi i civilëve nga Alepoja

Qeveria e Sirisë ka bllokuar procesin e evakuimit të civilëve në veri të Alepos duke akuzuar rebelët se kanë shkelur kushtet e marrëveshjes.

Nga marrëveshja e armëpushimit i vendosur të enjten në Siri, janë larguar nga aty mijëra civilë, ndërkohë që mijëra të tjerëve tashmë u duhet të presin ende.

Kanali televiziv shtetëror, Ikhbariya, raportoi se evakuimi është ndalur sot për shkak se kryengritësit kanë kërkuar që t’i marrin me vete të burgosurit.

Por, kanali në favor të opozitës dhe kryengritësve, TV Orient, ka pretenduar se milicitë proqeveritare shiite kanë shtënë kundër konvojeve të autobusëve gjatë largimit nga Alepoja, ka raportuar Reuters.

Sipas raporteve të OKB-së deri më tani kanë arritur të largohen prej Sirisë rreth 3000 civilë dhe 40 të plagosur, midis tyre dhe fëmijë. Ndërkohë që mbeten edhe rreth 50000 të tjerë për t’u evakuuar.

Ushtria siriane e mbështetur nga ajo ruse ka arritur të marrë pothuajse të gjitha zonat e kontrolluara më parë nga rebelët, raporton BBC.

SHBA nga ana tjetër ka akuzuar qeverinë vendase për shkaktimin e masakrave në vend.
Rusia dhe SHBA kanë mohuar të kenë pasur target civilët gjatë bombardimeve të tyre ne Siri.

Kurse, Presidenti sirian Bashar al-Assad e ka quajtur historike vendosjen e armëpushimit në vend pas 4 viteve luftime.

Deri më tani janë me mijëra persona të vrarë midis tyre edhe një numër i madh civilësh si rrjedhojë e luftimeve të ashpra në vend.

Older Post

COMMENTS