Surpriza e veçantë nga producentja Edona për ditëlindjen e Arbnora Ademaj (Foto/Video)

Ish-Miss Kosova Arbnora Ademaj, ditë më parë shënoi ditëlindjen e saj të 28-të.

Por tek mbrëmë, Arbnora festoi ditëlindjen në një event luksoz i cili u mbajt në ambientet e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, raporton zico.tv

Shumë musafir, muzikë, valle e knaqësi ishin ato që e karakterizuan ngjarjen.

Përveç familjarëve dhe shoqërisë së afërt të Arbnorës, aty ishin edhe disa nga fytyrat publike që njihen edhe si miqtë e saj.

Shkenda Dubova, Blero, Rovena Stefa, Sevdai Radogoshi, Uki, Vjosa Emini, Faton Isufi e personazhe te medieve dhe modës janë ata që përveq se u kenaqën, shfrytëzuan rastin të merrnin mikrofonin e t’i përvishen punës për hatrin e Arbnorës, edhe pse si këngëtare e përzgjedhura për të krijuar atmosferën e ngrohtë ishtë Aida Doci.

Shoqet e saj ishin ato që u përkujdesën për të befasuar nikoqiren.

Njëra ndër to, Edona Memini, producentja e ZICO TV, i kishte sjellur djemtë e Baboo Darabukës dhe Dj. Benity, që ta ndeznin atmosferën për rreth 80 apo 90 mysafirë të ftuar.

Për më tepër, ndiqni pamjet nga atmosfera e mbrëmshme:

COMMENTS