Surpriza e Armelës pas daljes nga Big Brother

Surpriza e Armelës pas daljes nga Big Brother

Shyhretja e mbulon me allton nusen e djalit (Video)
Shuhet regjisori i ‘Pretty Woman’

Dalja e tyre nga Big Brother ishte një e papritur sapër publikun aq më tepër për çiftin.

Më e kapur në befasi nga kjo dalje ishte partnerja e Damianos, Armela. Shkelja e rregullave themelore të BigBrother nga Damiano bënë që çifti të skualifikohej direkt.

‘Finalja e BB9 ishte kur dolëm ne’. Kështu është shprehur Armela pas daljes nga shtëpia ndërsa në natën e spektaklit nuk e fshehu habinë për eleminimin e saj.

Ajo rrëfen pas daljes për marrëdhënien me Damianon, arsyen pse Olsi flirtonte me të dhe dëshirën që shumë shpejt të bëhet pjesë e ekranit, të cilin ajo e quan ‘industri mediatike’.

‘Unë dhe Damiano nuk kishim asnjë konkurrent aty. Kemi filluar nga zero, të pakushtëzuar nga asnjë lojë. Është një rrugëtim që do ja lëmë në dorë fatit’, tha ajo, ndërsa është pyetur për ndjenja ndaj Damianos.
‘Ndenja është koncept i fuqishëm shpirtëror që do kohën e saj, shumë orë intensive me kontakt, bisedë, kimi, privatësi që duan investim shumë bujar kohor’, tha Armela.

Ish-banorja rrëfen për GSH se pse mendonte se Olsi flirtonte me të. ‘Sepse më kishte Damiano, sepse ishte me Fiorentinën dhe se unë jam Armela’.

Po ashtu, ajo tregon edhe për dëshirën për të qenë pjesë e medias.

‘Të jesh pjesë e televizionit në 2017-ën kërkon shumë përkushtim dhe pasion, gjë që unë e kam. BB e pashë si mënyrë për të kanalizuar veten drejt indistrisë mediatike. Përshtatja erdhi natyrshëm dhe nuk e kisha aspak të vështirë’, sqaron Armela.

COMMENTS