Superliga e Kosovës vjen me derbin që do të luhet në Podujevë

Superliga e Kosovës vjen me derbin që do të luhet në Podujevë

Basketbollisti grushton bashkëlojtarin pasi nuk ia pasoi topin (Video)
Ksova me hapa gjigant në renditjen e FIFA-s

Dje janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Gjilani morri tri pikë mjaft të rëndësishme ndërsa skuadra e Feronkelit nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Lirisë.

Sot do të zhvillohen edhe 4 ndeshjet tjera të planifikuara për këtë vikend dhe padyshim që derbi i kësaj jave do të luhet në Podujevë, ku skuadra e Llapit e pret lideren aktuale Dritën.

Llapi dhe Drita takohen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Të dy këto skuadra janë në luftë për titull dhe fitorja e cilësdo skuadër do të afronte atë edhe me afër titullit, edhe pse Llapi është më larg se liderja aktuale Drita.

Llapi do kërkojë ‘revanshin’ për dy humbjet e shkaktuara nga Drita në dy ndeshjet paraprake të këtij stinori, njëkohësisht për të vazhduar rrugën drejt kreut. Llapi dhe Drita janë ndeshur në 8 ndeshje zyrtare nga viti 2015 kur Llapi u inkuadrua në Superligë. Llapi ka bilanc prej 3 fitoreve, 3 barazime dhe 2 fitore të Dritës, me goldallim +1 për Llapin, 11:10.

Ndërsa pretendetnja tjetër për titull, skuadra e Prishtinës, ka një ndeshje më të lehtë se dy skuadrat tjera Llapi dhe Drita. Prishtina luan kundër Vllaznisë së Pozheranit në cilësinë e mysafirit. Vllaznia nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit kampionale, por ka befasuar duke luajtur baras Feronikelin dhe Lirinë. Ndërsa Prishtina, në stinorin pranveror, duke i llogaritur edhe ndeshjet e Kupës, e ka pësuar vetëm një humbje (me Drenicën para 5 ndeshjeve) duke luajtur baras 4 ndeshje dhe duke fituar të gjitha tjerat, apo 8 fitore.

Ndërsa dy ndeshjet tjera janë ato të cilat do të luhen në mes të Besës dhe Drenicës si dhe ndeshja e fundit është ajo në mes të Flamurtarit dhe Vëllaznimit.

Besa do ta pres Drenicën në Pejë. Një ndeshje mjaftë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi që janë duke luftuar për të ikur nga vendet që dërgojnë në barazh. Besa në këtë ndeshje vjen nga humbja ndaj Prishtinës javën e kaluar 1 me 0 ndërsa Drenica arriti të marrë tri pikë të plota ndaj skuadrës së Flamurtarit javën e kaluar.

Flamurtari pret në shtëpi skuadrën gjakovare të Vëllaznimit. Flamurtarit, nëse do që edhe vitin e ardhshëm të luaj në Superligë, i duhet patjetër fitorja por nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ta sepse skuadra gjakovare është rritur në përformancën e saj dhe duke e ditur se edhe gjakovarët po luajnë për të ikur nga barazhi mund të themi se në këtë ndeshje “do të luftohet me mish e shpirt.

COMMENTS