Super befasi për futbollistët e Kosovës (Video)

Super befasi për futbollistët e Kosovës (Video)

Perishiq patriot, shfaqet me frizurë të re (Foto)
Shkëlzen Gashi futbollisti i vitit te Colorado

TEB Banka dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë realizuar një befasi për futbollistët e përfaqësueses me një angazhim prej më shumë se 300 personave.

Sponsori i përfaqësueses së Kosovës në futboll TEB Banka, ka gjetur përkrahjen e Federatës së futbollit të Kosovës dhe tifozëve që futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Islandën të ju përgatisin një befasi.

Organizimet kanë marrë rreth një muaj kohë, ndërsa në të janë angazhuar tifoz të vërtetë, muzicientë e këngëtarë profesionistë, njerëz të profileve të ndryshme dhe staf i Bankës.

Futbollistët në ditën e tyre të parë të grumbullimit janë urdhëruar nga trajneri, Albert Bunjaki të përcjellin një koncert të muzikës klasike në Prishtinë.

Gjatë koncertit ata janë befasuar, pasi që e gjithë salla kanë ndryshuar rrjedhën e koncertit duke shfaqur përkrahjen për futbollistët dhe shndërruar atë në një pjesë të stadiumit.

Ndryshe, Kosova dhe Islanda do të takohen sonte në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’ me fillim në ora 20:45.

COMMENTS