Supë me spinaq

Supë me spinaq

Si ta përgatisni virshllen perfekte?
Sallata e larme me oriz dhe mish toni!

Përbërësit:

Lëng pule
1 kg. spinaq
1 qepë
3 qepë të njoma
1 limon
1 lugë kos
1 lugë gjalpë
100 ml. vaj ulliri
1 tufë kopër
arrë moskat
piper

Përgatitja:

Pastrojmë mirë spinaqin, ndajmë gjethet me duar në disa pjesë dhe i lëmë të kullojnë. Qepët i presim në kube dhe koprën e grijmë hollë. Në një tenxhere ku kemi hedhur vajin e ullirit dhe gjalpin, vendosim qepën dhe hudhrat.

I skuqim për pak minuta dhe pa marrë ngjyrë shtojmë spinaqin. E mbyllim tenxheren me kapak derisa spinaqi të ketë nxjerrë lëngjet. Në vazhdim shtojmë lëngun e pulës (Nuk nevojitet sasi e madhe, pasi një pjesë e lëngut e ka nxjerrë spinaqi), kosin, limonin, koprën.

E ziejmë supën për 20 minuta dhe në fund e kalojmë në multi.

COMMENTS