Supë me pulë dhe limon

Supë me pulë dhe limon

Gullash hungarez
Mish pule me oriz. Drekë e shpejtë për tërë familjen (video)

Përbërësit:

4 filxhanë ujë
2 filxhanë lëng pule pa kripë
1 qepë e vogël, e prerë në feta
2 fileta pule
1 gjethe dafine dhe 1 degëz majdanoz
12 lugë vaj ulliri
1 qepë e vogël, e grirë
1 thelb hudhër, e grirë
12 spec i gjelbër, i prerë hollë
2 domate mesatare, të grira hollë
12 spec djegës, për shije
kripë dhe piper i zi i sapobluar
lëngu i një limoni, dhe lëkurat për zbukurim

Përgatitja:

Ngrohim furrën në 200 gradë.

Bashkojmë në një tenxhere ujin, lëngun e pulës, filetat, qepën, gjethen e dafinës, dhe majdanozin. I ziejmë për 20 minuta derisa pula të jetë zbutur. E kullojmë lëngun në një enë. Grijmë pulën.

Në një tigan ngrohim vajin. Shtojmë qepën, hudhrën, specin e gjelbër, domatet dhe specin djegës. I gatuajmë derisa të zbuten, duke i përzierë herë pas here. Shtojmë lëngun dhe pulën. I ziejmë për rreth 5 – 10 minuta, derisa perimet të jenë zbutur.

I shtojmë kripë, piper për shije dhe lëngun e limonit e hedhim nëpër tasa. I vëmë sipër pitet.

E servirim të zbukuruar me lëkurat e limonit.

COMMENTS