Supë me patate e proshutë

Supë me patate e proshutë

Sallata e larme me oriz dhe mish toni!
Mish pule i marinuar me djathë dhe domate qershi (video)

Përbërësit:

2 lugë kafeje gjalp

Gjysmë filxhani me qepë të grira

2 filxhanë me patate të qëruara e të prerë në kubikë

Gjysmë filxhani ujë

1 lugë çaji kopër

Kripë dhe piper të zi

gjysmë filxhani qumësht

2 lugë gjelle proshutë e copëtuar

1 lugë çaji majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe e shkrijmë. Më pas shtojmë në tenxhere qepën dhe e fërgojmë për rreth 10 minuta. Hedhim në të kubikët e patates dhe i shtojmë përzierjes ujë.

Pasi i kemi trazuar dhe lënë në zjarr hedhim në tenxhere kopër, kripë dhe piperin e zi. I trazojmë përsëri dhe i lëmë të ziejnë për gati 30 minuta.

Në përzierjen që keni përftuar shtoni qumështin dhe copat e proshutës. Lëreni të ziejnë edhe pak, e pasi ta keni hequr tenxheren nga zjarri, shtoni tek supa majdanoz.

COMMENTS