Supë me kërpudha dhe patate

Supë me kërpudha dhe patate

Makarona me mish viçi, në mënyrën meksikane (Video)
Kofshë pule të pjekura me portokall

E veçanta e kësaj supe është se bashkon patatet e paqëruara me kërpudhat. Përgatitet në vetëm 40 minuta dhe është super e shijshme

Përbërësit:

2 patate (me brumë të verdhë, të paqëruara)

100 gr. kërpudha

1 thelpi hudhër

700 ml. lëng perimesh

vaj ulliri (ekstra i virgjër)

kripë

piper

majdanoz (i freskët)

Përgatitja:

Lajini mirë patatet pa ua hequr lëkurën. Prijini në copa 1 cm dhe gatuajini në avull për 4-5 minuta.

Në një tigan me anët e larta skuqni hudhrën e shtypur në 2 lugë vaj ulliri. Kur të jetë skuqur hudhra, mund ta lini ose ta hiqni sipas dëshirës, shtoni kërpudhat dhe skuqini për 2-3 minuta.

Pas kësaj hidhni menjëherë patatet e ziera në avull, dhe lërini të gatuhen së bashku me kërpudhat përreth 5 minuta dhe në fund hidhni lëngun e perimeve.

Vëreni të ziejë, hidhini kripë dhe me një frulator reduktojini pak copat e mëdha, por pa i prishur të gjithë patatet dhe kërpudhat. Thjesht jepini pak më shumë densitet supës.

Shërbejeni me majdanoz të freskët dhe pak piper.

COMMENTS