Supë me karota

Supë me karota

I adhuroni pitalkat e Ramazanit? Ja si bëhen (Receta)
Kofshë pule të pjekura me portokall

 

 

Përbërësit:

5 karota

1 degë selinoje

1 kokërr qepë (e vogël)

2 kuba koncentrat mishi

800 ml. ujë

piper i zi

2 feta bukë

8 gr. gjalpë

1 lugë çaji gjalpë

1 lugë gjelle miell

 

Përgatitja:

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën me selinonë. Më pas shtoni karotat e prera në kubikë, shtoni ujë dhe koncetratin. Lëreni të ziej.

Në një tigan skuqni me gjalpë 2 copat e bukës të cilat i keni prerë në kubikë, derisa të kenë marrë ngjyrë të artë. Pasi perimet të jenë zier, kalojini në mikser dhe bëjini pure bashkë me lëngun.

Në një tenxhere tjetër skuqni pak gjalpë me miell dhe direkt shtoni purenë e karotave. Përzieni gjithë kohën që të mos krijohen kokrriza. Shërbejeni supën të ngrohtë me krutonat e bukës dhe piper sipër.

COMMENTS