Supë me karota dhe portokall

Supë me karota dhe portokall

Tortë me bajame
Gjoks pule me arra

Përbërësit:

250 gr. karotë
125 ml. lëng portokalli
1 kokërr qepë (e vogël)
5 gr. rigon
10 gr. kripë
1 gr. piper i zi
500 ml. ujë
10 gr. mëlmesa
50 ml. vaj ulliri

Përgatitja:

Prisni karotat në formë kubash të vegjël ndërsa qepën grijeni sa më imët. Fërgoni karotat dhe më pas shtoni edhe qepët.

Pasi të jenë skuqur disi shtoni ujë dhe lëngun e portokallit së bashku me mëlmesa, kripën, rigonin e piperin dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët.

Në fund shërbejeni supën të ngrohtë pa harruar t’i shtoni pak krem sipër.

COMMENTS