Sulmohet fizikisht gazetari Vehbi Kajtazi, deklarohet policia (Foto)

Sulmohet fizikisht gazetari Vehbi Kajtazi, deklarohet policia (Foto)

Nëntë vjet pavarësi (Foto)
Çun Lajçi: Komandant i Dukagjinit, s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi nga sulmi fizik ka marrë lëndime në fytyrë, dhe është parë i përgjakur, ndërsa i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor pas rrahjes.

Policia e Kosovës, pas intervistimit të personave që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e Vehbi Kajtazit, e kanë shoqëruar për në polici Faton Ramadanin, shkruan Insajderi.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi.

Javë më parë person të panjohur kishin sulmuar edhe drejtorin e këtij portali, Parim Olluri. Ky rast ende mbetet duke u hetuar nga zyrtarët policorë.

COMMENTS