Sulmohet bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci

Deklaratë e Ambasadave të Britanisë dhe SHBA-ve për Këshillin Gjyqësor të Kosovës
104 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, 30 aktakuza të ngritura

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.”, thuhet në njoftim.

COMMENTS