Sulmi në Stokholm, i arrestuari është shoferi i kamionit

Arrestohet Biznesmeni për Vjedhje Tatimore
Delawie: Procesi po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme

Policia e Suedisë tha sot se një person i arrestuar për ‘dyshim për krim terrorist’, po ashtu, është i dyshur se ishte shofer i kamionit, që dje u përplas në turmën e njerëzve në pjesën qendrore të Stokholmit, duke i vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë.

‘Ne konsiderojmë se personi i arrestuar është i dyshuar se e kishte kryer’ sulmin, tha zëdhënësi i policisë në Stokholm, Lars Bystrom.

Ky person ishte arrestuar dje në një lagje veriore të Stokholmit.

Media të ndryshme e kanë identifikuar si një 39 vjeçar me origjinë uzbeke, mbështetës i xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Duke cituar burime policore, transmetuesi suedez, SVT, ka raportuar se ishte arrestuar edhe një person tjetër, por policia nuk ka bërë komente lidhur me këtë çështje .

Autoritetet e Stokholmit thanë sot herët në mëngjes se gjashtë persona të plagosur janë liruar nga spitali, ndërsa tetë vetë të tjerë dhe një fëmijë, ende mbeten në spital.

COMMENTS