Sulm me thika në Turku të Finlandës, therren disa persona

Personi që ka therur me thikë disa persona sot në qytetin Turku të Finlandës kishte thirrur 'Allahu Ekber' para se të kryente sulmin, shkruajnë mediat

Personi që ka therur me thikë disa persona sot në qytetin Turku të Finlandës kishte thirrur ‘Allahu Ekber’ para se të kryente sulmin, shkruajnë mediat britanike.

Policia ka plagosur dhe arrestuar sulmuesin, ndërkohë që mediat lokale ende nuk janë të sigurta nëse bëhet fjalë për një apo për më shumë sulmues.

Dëshmitarët thanë se disa persona u qëlluan me thikë, para se policia të arrestonte sulmuesin.

Sulmi i sotëm në Finlandë vjen pasi atij në Barcelonë të Spanjës ditën e djeshme ku një furgon përplasi për vdekje 13 persona dhe plagosi 100 të tjerë.

COMMENTS